Publikohet letra e rrallë e shkruar nga vet dora Skënderbeut

Historiani Jahja Drancolli ka publikuar në Facebook një letër të rrallë autografike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali. Letra besohet se është shkruar 568 vjet më parë, përkatësisht më 8 gusht të vitit 1451.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Drancolli ka thënë se letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhen në arkiva të njohura të botës, si: Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd.

“Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore”, ka shkruar Drancolli. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë