Qehaja: Gjendja e jashtëzakonshme nuk e ndal përhapjen e virusit

Ish ushtaraku i lartë Ramadan Qehaja, tani ekspert i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ka thënë se vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19, është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit, bën të ditur gazeta online Kabllogrami.

Ish ushtarku i lartë i APJ-së, Ramdan Qehaja përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion, ku ushtria ka rëndom rol prijës.

“Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë. Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit, krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka shkruar ai. ©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë