Rita Ora i bёn promo albumit tё ri në New York

Ylli i muzikës Rita Ora ka bërë promovimin e albumit të saj më të ri ‘Phoenix’ mbrëmë në New York.

Mediat ndërkombëtare që kishin përcjellë nga afër këngëtaren me orgjinë shqiptare, nuk lanë pa komentuar edhe veshjen e saj.

Gjatë kësaj mbrëmje, Rita Ora kishte ndërruar pesë palë veshje, katër fustane dhe në fund një veshje sportive, transmeton kp.

Padyshim, paraqitja e Ritës është vlerësuar me nota pozitive si nga mediat ashtu edhe nga fansat. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë