Rita Ora nё lidhje me yllin e Spider-Man?

Kёngёtarja britanike me prejardhje shqiptare Rita Ora sё fundmi ka qenё nё vёmendje tё shtuar tё mediave qё pёrcjellin Show-biz-in, sa i pёrket lidhjeve dhe romancave tё mundshme tё saj, ndaj edhe nuk kanё munguar spekulimet, bёn tё ditur Kabllogrami

Rita Ora thuhet se ka filluar të takohet me aktorin, Andrew Garfield, i cili më parë ishte i lidhur me Emma Stone.

Këngëtarja shqiptare është në fazën e hershme të një romance me ish-yllin e Spider-Man-it pas ndarjes nga Andrew Watt, shkruan tabloidi britanez the Sun.

The Sun, tha se Rita ka lënë pas periudhën e ndarjes nga i dashuri muajin e kaluar.

Ende është herët të flitet, por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe ngadalë po mundohen ta kuptojnë njëri-tjetrin. Oraret e tyre i bëjnë gjërat të vështira, por kanë një lidhje të vërtetë, shkruan The Sun, transmeton Kabllogrami .

Mbetet të shihet nëse ka diçka të vërtetë në këtë burim pasi javën e kaluar u aludua në një lidhje të shqiptares me egjiptianin, Eyal Booker.

Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e nxjerrjes në shitje të albumit të ri, “Phoenix” dhe do të mbajë një numër të madh të koncerteve pёr ta promovuar albumin, i cili siç po raportohet nga mediat botёrore ёshtё duke i ecur mirё./©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë