‘Rusia s’ka interes të zgjidhet çështja e Kosovës’

Portali rus Carnegie, i cili punon si pjesë e Fondacionit amerikan Carnegie për paqen ndërkombëtare, pohon se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është në interesin e Rusisë, përcjell b92.

Autori i analizës Maksim Samorukov, pohon se ky qëndrim i Moskës po ia lidh duart Beogradit.

Në analizë vlerësohet se “Moska nuk ka kurrfarë arsyeje ta përkrahë zgjidhjen përfundimtare të Kosovës për shkak se me këtë hap nuk do të fitonte asgjë e do ta humbiste ndikimin në rajon”, transmeton Koha.net.

Samorukov thekson se “aktualisht Rusia është aleat i Serbisë për shkak se mund të garantojë se Kosova nuk do të anëtarësohet në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare”.

Samorukov në analizë shtron disa pyetje: “Pse Rusia do të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit ë Kosovës? Që ta lejonte Serbinë t’i bashkohej BE-së e t’i vihen sanksione Rusisë? Që të zotohej që rusët të kërkojnë viza kur vizitojnë Serbinë? Që Serbia t’i ashpërsojë marrëveshjet bilaterale tregtare me Rusinë për shkak të BE-së? Që ta lejonte Serbinë t’i thellojë marrëdhëniet me NATO-n e të bëhet pjesë e Perëndimit?”, pyet Samorukov.

Ai vlerëson se të gjithë këta epilogë janë të padëshirueshëm për Rusinë dhe, prandaj, e vazhdon refuzimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë