Serbia: Nëse SHBA-ja futet nё dialog, ne kёrkojmё Rusinё e Kinёn aty

Rusia është e gatshme të angazhohet në bisedimet Prishtinë-Beograd nëse SHBA-ja do të bashkohej drejtpërdrejt në këtë proces dhe nëse Beogradi zyrtarisht i kërkon Moskës një gjë të tillë.

Kështu deklaroi ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq.

Ai, pas takimeve me zyrtarët rusë nga Qeveria e Federatës Ruse, tha se hapat e Prishtinës, si vendosja e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe miratimi i ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, tregoi se BE-ja “nuk ka fuqi për të ofruar garanci se marrëveshjet e arritura midis Beogradit dhe Prishtinës do të respektohen”, përcjell KP.

“Këto lëvizje të Prishtinës, si dhe mungesa e reagimit të BE-së, varros marrëveshjen e Brukselit. Tani, ne kemi nevojë për një format të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili, në vend të përkujdesjes së BE-së, duhet të kryhet në kuadrin e OKB-së, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”, theksoi ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë