Serwer: Vuçiq s’do të nënshrkuaj kurrë marrëveshje me Kosovën

Sipas Serwer, ideja e shkëmbimit të territorit është ide shumë e keqe

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti për çështje ballkanike, Daniel Serwer, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë duke bërë përpjekje reale për të gjetur një zgjidhje.

Sipas tij është gabim të mendohet se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçqiq, do të arrijë ndonjë marrëveshje historike.

Sipas tij, as Prishtina e as Beogradi nuk janë duke treguar interesim për të lëvizur përpara sikurse Zaev dhe Tsipras.

“Liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë nuk kanë treguar interes për të lëvizur përpara sikurse liderët e Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre”, ka thënë ai.

Serwer ka propozuar, që Serbia dhe Kosova të bëjnë një shkëmbim masash. Serbia duke ndaluar së penguari Kosovën për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare , ndërkohë në anën tjetër thotë se në këmbim të kësaj thotë se Kosova duhet të heq taksën 100 për qind, dhe gjithashtu duke marrë liberalizimin e vizave.

Ai në fund ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve, është një ide e keqe, pasi sipas tij një gjë e tillë e destabilizon rajonin dhe jo vetëm Ballkanin Perëndimor.

“Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë që janë të afta për të trajtuar të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë për t’u integruar në BE, por ideja për korrigjim të kufijve, tregon se janë të pa aftë për të bërë një gjë të tillë”, ka përfunduar ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë