BMW zbulon modelin e ri hibrid 330e

Pas BMW M340i sportiv, është prezantuar versioni më miqësor ndaj mjedisit – 330e. Ky model kombinon teknologjinë më të fundit të BMW eDrive me motorin benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra.

Motori benzinë prodhon 184 kuajfuqi, ndërsa motori elektrik 68 kuajfuqi shtesë me opsionin që për një kohë të shkurtët kur është e domosdoshme në momente të caktuara të vozitjes, të sigurojë madje 109 kuajfuqi.

Përndryshe, kjo shtesë elektrike e fuqisë prej 41 kuajfuqi arrihet duke iu falënderuar funksionit XtraBoost që është në dispozicion në modulin ‘Sport’ të vozitjes, transmeton ksp, pёrcjell Kabllogrami.

BMW ka bërë të ditur se fuqia e përgjithshme e kombinuar e këtij modeli është 252 kuajfuqi. Me opsionin XtraBoost, motorët sigurojnë gjithsej 293 kuajfuqi përmes marshit automatik Steptronic me 8 shpejtësi.

Prodhuesi gjerman pohon se BMW 330e plug-in hibrid i ri mund të udhëtojnë deri në 60 kilometra me një mbushje të baterisë, e cila ka 50 për qind më shumë autonomi se modeli i mëparshëm. Shpejtësinë maksimale vetëm me motor elektrik ky model e arrin deri në 140 km/h.

Fabrika deklaron se ky model shpenzon karburant mesatarisht në mënyrë të kombinuar 2-litra në 100 km, dhe liron 39 gramë dyoksid karboni për një kilometër.

BMW 330e ka një performancë shumë të mirë. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 6 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 230 km/h. /©kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë