SHBA-ja do demarkim të kufirit Kosovë-Serbi, BE-ja s’e di se si do të duket ai

Do të duhen edhe pak ditë pas pushimeve të Vitit të Ri, që diplomacia evropiane dhe ajo amerikane të merren me Kosovën. Por, Washingtoni duke se është i interesuar për zgjidhje afatgjatë.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, administrata e Presidentit Trump po punon për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë, që përfshin demarkimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.

Për këtë temë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të flasë më 17 janar në Beograd, me presidentin rus, Vladimir Putin. Por, problemi qëndron në faktin se Bashkimi Evropian nuk e ka idenë se si do të dukej ky demarkim i kufirit dhe si do të pranohej.

Edhe pse konsiderohet se ka një pauzë të madhe në negociata, BE-ja nuk ka hequr dorë nga dialogu dhe do ta presë javën tjetër në takim ekipin e sapoformuar të Prishtinës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë