Ballkanit po i ikёn rinia

Qytetarët e Ballkanit vazhdojnё t’i braktisin vatrat e veta. Sipas shifrave që sot përmendin medie të Gadishullit, më së shumti vendin e braktisin qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, madje 43, 5 % e tyre.

Më së shumti nga ta jetojnë në Kroacinë fqinje, tregon harta. Kur bëhet fjalë për vendet nga rajoni, në vendin e dytë është Shqipëria me 38,8 % të banorëve, transmeton Koha.net.

Nga Maqedonia janë shpërngulur 24,8 e banorëve nga të cilët më së shumti vendosen në Turqi. Malin e Zi e kanë braktisur 22,1% e popullatës, Kroacinë 20,4 % ndërsa nga Serbia janë larguar 10,9 % e banorëve, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre shifrave, më së shumti qytetarë të Kroacisë të Malit të Zi janë vendosur në Serbi. Sllovenët më së shumti shpërngulen në Gjermani, ndërsa shqiptarët në Itali, gjermanët në SHBA e britanikët në Australi.

Më së paku të shpërngulur ka nga Spanja, vetëm 2,7 për qind e popullatës së saj.

Në këtë hartë nuk ka shënime për kosovarët e shpërngulur, por dihet se numri i të shpërngulurve nga vendi ynë është mjaft i madh dhe me shumё mundёsi do tё printe me shpёrngulje duke ia kaluar edhe Bosnёs nё vendin e parё. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë