Pas premierës botërore ne Oldenburg International Film Festival në Gjermani dhe Calgary European Film Festival, filmi “Kthimi” me regji të Kastriot Abdylit do të prezantohet edhe në edicionin e 67-të të International Film Festival Mannheim-Heidelberg në Gjermani, i cili mbahet nga data 15-25 nëntor, bёn tё ditur Kabllogrami.
Filmi do të shfaqet në 5 termine dhe atë dy në qytetin e Mannheimit me datë 16 dhe 18 nëntor si dhe në qytetin e Heidelberg në tre termine 15, 17 dhe 19 nëntor.
Kjo njëherësh paraqet edhe një mundësi të mirë për komunitetin shqiptar në këto dy qytete me rrethinë për ta parë një film shqiptar.
Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimi si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e besës dhe nderin e femrës shqiptare.
Regjisor dhe skenaristi i filmit “Kthimi” është Kastriot Abdylit, ko-skenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhin e kanë bërë Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumograf është Izet Curri, ndërsa skenograf Zeni Ballazhi.
Rolet në këtë film i interpretojnë Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall etj.
“Kthimi” është bashkëprodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. /©kabllogrami/