Dua Lipa thyen rekord botëror në “Spotify”, mbi 9 miliardë shkarkime të albumit të ri

Dua Lipa ka arritur të thyej rekord në “Spotify” që mbahej nga Taylor Swift që nga viti 1989, transmeton Kabllogrami.

Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses, duke lënë pas emra të njohur. Ajo ka hyrë në histori, pasi albumi i saj është bërë më i shkarkuari në “Spotify”.

Këngëtarja ka lënë pas pop-yllin, Taylor Swift me albumin “1989”. Shqiptarja kryeson me albumin “Dua Lipa”. Albumi ka arritur 9.5 miliardë dëgjime në “Spotify” dhe “YouTube” në mbarë botën.

Këngëtarja ditë më parë publikoi këngën me titull “Swan Song”, e cila është kolonë zanore e filmit “Alita.

Kënga “Swan Song” po rezulton të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për Dua Lipën, e cila është bërë pjesë e disa skenave të filmit për të sjellë videoklipin muzikor.

“Alita: Battle Angel” mendohet të jetë një film fantastiko-shkencor që do të pushtojë të gjitha kinematë botërore. Filmi në fjalë pritet të dalë në kinema më 14 shkurt. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë