Shkupi kreu punën e vet, por a do ta miratojë edhe parlamenti grek marrëveshjen e Prespës

Një dite pas miratimit të kësaj marrëveshjeje, kryeministri i Maqedonisë ka thënë se vendi duhet te ecë përpara dhe reformat duhet të vazhdojnë. 27 vjet i janë dashur Shkupit e Athinës që t’u japin fund mosmarrëveshjeve rreth emrit. Për të hyrë marrëveshja në fuqi, duhet që edhe parlamenti grek ta miratojë marrëveshjen e Prespës, ndonëse pritet të ketë kundërshtime në Greqi.

Analistët në Maqedoni janë optimistë se ndryshimet kushtuese i hapin vendit rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO, raporton KTV.

Sipas Lëvizjes Besa, të cilët tash kanë filluar të mburren, po thonë se me vetëm dy deputetë arritën që të shtynin përpara kërkesat e shqiptarëve.

Për zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani, nuk ka interes më të madh kombëtar e shqiptar sesa integrimit i Maqedonisë në NATO dhe BE.

Me përkrahjen e dy të tretave të deputetëve, Kuvendi i Maqedonisë miratoi katër amendamentet me të cilat do të ndryshohet emri kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pasi që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet edhe nga pala greke. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë