Shpërthimi në Paris: 4 viktima dhe mbi 30 të plagosur, humbin jetën edhe dy zjarrfikës

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Parisit, në një pallat ku ndodhej një furrë buke.

Ngjarja u regjistrua në në lagjen Opera, jo shumë larg teatrit “Folie Bergere”, ku sipas raportimeve të mediave vendase, flakët u shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit tek furra e bukës, e cila thuhet se ishte e mbyllur për shkak të protestave.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, me këta të fundit që janë përpjekur menjëherë të shuajnë flakët, ndërkohë që grupi hetimor po merret me shkaqet e shpërthimit, përcjell politiko.al.

Ngjarja vjen në një kohë kur thuajse të gjitha bizneset në kryeqytetin francez kanë ulur qepenët dhe kanë “blinduar” vitrinat e tyre, për t’i shpëtuar “egërsisë” së protestuesve që në javët e kaluar kanë djegur e shkatërruar me dhjetëra automjete e dyqane. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë