Rritje e madhe e papritur e numrit të vendeve të punës në SHBA

Ekonomia amerikane krijoi më shumë vende punesesa pritej në dhjetor, bënë të ditur të dhënat e Qeverisë në Shtetet e Bashkuara.

Punëdhënësit shtuan 312,000 vende pune, shumë më shumë se parashikimet për 177,000, tha Departamenti i Punës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i mirëpriti shifrat përmes një postimi në Twitter.

Analistët thonë se rritja e punësimit tregon se ekonomia amerikane mbetet e shëndetshme – pavarësisht nga frika për një ngadalësim që ka goditur tregun e aksioneve në muajt e fundit.

Dollari amerikan shënoi rritje pas publikimit të shifrave të premten.

Edhe indekset kryesore të aksioneve në SHBA u hapën më lart se një ditë më parë./rel/©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë