Sonte Liverpool – Napoli – ‘Tё jesh apo tё mos jesh’

Liverpool do të përballet sonte si vendas me Napolin, me ndeshjen qё fillon nё ora 21:00, në kuadër të javёs sё fundit nё grupe tё Ligës së Kampionëve. Pёr Liverpool kjo ndeshje ёshtё ‘tё jesh apo tё mos jesh’ pёr faktin se vetёm fitorja bindёse do t’ua mundёsonte kualifikimin tutje nё Champions League, shkruan Kabllogrami
Liverpool do ta kërkojë kualifikimin ndaj Napolit, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Po flitet se Jurgen Klopp me gjasё ka vendosur ta pushoj Sadio Manen, duke startuar me Daniele Sturridgen. Sipas parashikimeve tё mediave nё Angli, as Xherdan Shaqiri qё kohёt e fundit po tregon lojёra mbresёlёnёse pёr Liverpool, nuk do tё jetё nё njёmbёdhjetёshen e parё.

Nëse PSG e mposht Crvena Zvezdën në Beograd dhe Liverpool shënon fitore ndaj Napolit, atëherë parisienët dhe anglezët e kalojnë grupin, ndërsa napolitanët do të luajnë në Ligën e Evropës nga vendi i tretё nё grup.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave sipas parashikimeve tё mediave angleze, por ç’do gjё mbetet pёr t’u konfirmuar:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Sturridge.

Napoli: Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Fabian Ruiz; Insigne, Mertens. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë