Sot në Kosovë shumë nxehtë

Për sot, temperaturat minimale do të luhaten nga 16 deri në 19 gradë celsius e maksimalet, besoni ose jo, nga 34 deri në 36 gradë celsius.

Të nxehtit që vetëm ka filluar të ndjehet në Kosovë, do të jetë vetëm fillimi i vapës afrikane që pritet të shtrihet mbi rajonin tonë ditëve në vijim.

Sipas meteorologëve, përgjatë fundjavës anticikloni i Azoreve do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojë mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët dhe me diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Do të fryj erë e lehtë nga jugu-perëndimi 1-2m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të do të shënojë ngritje të lehtë mbi vlera normale.

Sipas parashikimeve të fundit, vapa afrikane pritet të zgjasë së paku deri nga mesi i javës së ardhshme, e më pas temperaturat pritet të zbresin përreth vlerave mesatare, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë