S’po ndalen protestat kundër Vuçiqit në Beograd, pёrkundrazi veç po masivizohen pёrditё

Mijëra protestues u mblodhën në Beograd për të kundërshtuar dhunën e pushtetit të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq me moton “Një nga pesë milionë”. Organizatorët thanё se në protestë morën pjesë rreth 40 mijë njerëz, transmeton Kabllogrami

Protesta e rradhёs nisi sot rreth orës 18, afër Fakultetit Filozofik nё Beograd.

Qytetarët kanë mbajtur flamuj në duar dhe transparentë të mëdhenj në të cilёt shkruante: ‘Filloi’, ‘1 nga 5 milionë’, ‘derisa të gjithë nuk janë të lirë, askush nuk është’ etj.

Po ashtu në protestë ka pasur edhe mbishkrime “Ndal këmishave të përgjakura”. Në protestë ka folur aktori i njohur serb, Branisllav Trifunoviq.

Ai e ka pasur një mesazh të fuqishëm për Vuçiqin, duke thënë se në protestë ka shumë njerëz dhe se do të ketë edhe më shumë nё ditёt nё vijim. Organizatorët thanё se në protestë morën pjesë rreth 40 mijë njerëz. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë