Teatёr: Drama ‘Tri gra dhe Misugi’ nga Tirana në Kosovë

Drama “Tri gra dhe Misugi” vjen në skenat teatrore në qytetet e Kosovës. Mё datën 10 dhjetor, shfaqja me regji nga Suela Bako është në Teatrin e Qytetit në Gjilan, më 11 dhjetor – teatri “Adriana” në Ferizaj dhe 12 dhjetor teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë bën të ditur ATSH, transmeton Kabllogrami

“Tri gra dhe Misugi”, dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue, pas premierës në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, po shfaqet dhe në skena të tjera teatrore.

Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tri personazhe, pjesa zbërthehet me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët. Drama vjen nën interpretimin e aktorëve Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë