Televizioni franko-gjerman “ARTE” vlerёson lartё Baletin e Kosovёs

Krejt banorët e shteteve evropiane më gjerë, që në mbrëmjen e së mërkurës kanë shikuar kanalin e rrjetit televiziv franko-gjerman “ARTE”, kanë parë një histori suksesi të një institucioni që vjen nga një vend i cili nuk numëron as dy milionë banorë.

“Baleti Kombëtar i Kosovës vallëzon për mbijetesë” është titulluar dokumentari prej 30 minutash i përgatitur për kёtё institucion me vlera fokale për kulturën tonё, pёrcjell koha ditore. Janë tre balerinë, ndër më me përvojë të trupës, nëpërmjet të cilëve përthekohen dëshira e vullneti për të ngritur një institucion në Kosovën e pasluftës.

Rutina ditore e jeta që bëjnë merren si dëshmi që dashuria ndaj një profesioni, edhe kur mungojnë kushtet, bën që puna e tyre të marrë përmasa të mëdha. Deri në nivel ndërkombëtar. Dokumentari i përgatitur nga ekipi në përbërje të Tom Fugman, Markus Zergiebel, Rony Hofmann, Katrin Materna e Keti Vaitonis ka shpërfaqur në detaje punën e Baletit Kombёtar tё Kosovёs. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë