E dhimbshme: 100 mijë qytetarë lanë Kosovën e Shqipërinë vetëm vitin e kaluar

Ekonomisti e profesori universitar, Fadil Sahiti, thotë se trendi i ikjeve të shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova është bërë shqetësuese. Ka kujtuar se gjatë vitit të kaluar, Shqipërinë e lanë 62 mijë qytetarët e Kosovën mbi 34 mijë.

Përmes një postimi në Facebook, është bazuar nga të dhënat e EUROSTAT-it, dhe ka theksuar se Shqiptarët që ikin shkojnë kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani.

“Sa shqiptarë kanë ik nga Shqipëria dhe Kosova gjatë 2018? Shqiptarët po vazhdojnë të ikin nga atdheu i tyre. Ky trend është shqetësues. Sipas EUROSTAT, gjatë vitit të kaluar Shqipërinë e kanë lënë 62,000 qytetarë, ndërkaq Kosovën 34,500 qytetarë. Shumica e njerëzve që e lëshojnë Shqipërinë shkojnë në Itali (23,000), Greqi (17,000) dhe Gjermani (10,000)”, ka shkruar Sahiti, përcjell Koha.net.

Sahiti thotë se qytetarët e Kosovës shkojnë më shumë në Gjermani – 19,000 – pastaj Slloveni dhe Itali.

“Nga vendet e Ballkanit perëndimor prinë Shqipëria me 62,000 mijë, Bosnja dhe Hercegovina 53, 500, Serbia me 51,000, Kosova 34,500, Maqedonia veriore me 24,300, Mali i Zi me 3,000. Në proporcion me numrin e popullsisë, prap prinë Shqipëria me 2.2 % të popullsisë që kanë lëshu vendin, nga Kosova largohen 2%, Bosnja 1.5%, Serbia 1.3% dhe Maqedonia e Veriut me 1.2 %. Së paku në dicka jemi të parët ne Ballkan dhe më gjerë :). Lum na për qeveritë që i kemi!”, ka përfunduar Sahiti.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë