Thaçi flet me Mogherinin dhe sërish kërkon heqjen e menjëhershme të taksës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka telefonuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për, siç ka thënë ai, t’u ankuar kundër qasjes destruktive të Serbisë e cila po e kushtëzon dialogun me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Thaçi, në një postim në Facebook, ka thënë se Dialogu gjithmonë ka qenë i pakushtëzuar nga cilado palë dhe se ky ka qenë dhe duhet të mbetet ende parimi udhëheqës.

“Prandaj, është krejtësisht e papranueshme që Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e tij, duke përdorur si pretekst vendosjen e taksës ndaj produkteve të saj. Pikërisht për t’u ankuar kundër kësaj qasjeje destruktive të Serbisë, sot bisedova përmes telefonit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Me këtë rast shpreha shqetësimin tonë për kushtëzimet e paarsyeshme të Serbisë, të cilat pamundësojnë vazhdimin e dialogut. Por, përkundër mirëkuptimit nga ana e saj, mesazhi ishte i qartë: ‘Dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që pengojnë vazhdimin e tij’”, ka shkruar mes tjerash Thaçi në faqen e facebook-ut të tij, duke kërkuar edhe heqjen e menjëhershme të taksës për siç thotë ai, “ta hjekur  pretekstin që po e shfrytëzon Serbia për bllokimin e dialogut”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë