Policia e  Zvicrёs nga viti 2019 patrullon me veturat e Teslës

Zvicra ka njoftuar sot se forcat e saj policore do të përdorin automjetet elektrike të Teslës si vetura të patrullës duke filluar nga viti i ardhshëm, njofton Kabllogrami.

Policia ka prezantuar modelet e reja Tesla X 100D të veturave të patrullës, të cilat do të përdoren nga forcat e rendit nga pranvera e vitit 2019. Këto modele, siç raporton DPA, do të kenë, gjithashtu, pajisjet e radios dhe dritat blu.

“Veturat kanë kushtuar 140,000 franga zvicerane (124,000 euro) secila, që janë 50,000 franga më shumë krahasuar me automjetet me naftë, por tarifat e reduktuara për lëvizjen dhe mirëmbajtjen nënkuptojnë se në përgjithësi ato mbeten opsioni më i favorshёm”, deklaroi komandanti i policisë, Martin Roth.

Këto modele të Teslës mund të lëvizin në një distancë prej rreth 85 kilometrash pas një mbushje që zgjat vetëm një orë. Këto automjete do të përdoren për patrullim dhe për ndjekje të veturave. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë