Vitamina që jua përmirëson shikimin dhe i mban sytë të shëndetshëm

Shëndeti i syve është tejet i rëndësishëm – nëse nuk kujdeseni mirë për ta, ju mund ta humbni shikimin.

Pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mos mbrojtja e syve nga dielli mund ta rritë rrezikun e degjenerimit makular dhe kataraktit, transmeton Telegrafi.

Ushqimi është një nga faktorët kyç për mirëmbajtjen e shëndetit të syve, e në veçanti vitamina A.

Jo vetëm se vitamina A e promovon shëndetin e përgjithshëm, por edhe i mbron sytë dhe e ngadalëson procesin e sëmundjeve më serioze të syve.

Ekspertët shpjegojnë se vitamina A e mbron sipërfaqen e syrit (kornean) duke i lubrifikuar qelizat.

Përveç se kontribuon në shëndet të syrit, vitamina A është e mirë edhe për rritjen e eshtrave, shëndetin e lëkurës dhe forcimin e sistemit të imunitetit.

Fatmirësisht kjo vitaminë mund të merret lehtë përmes ushqimit.

Ushqimet që përmbajnë vitaminë A janë:

– Mëlçia e secilës kafshë
– Të verdhët e vezës
– Gjalpi
– Patatet e ëmbla
– Karrota
– Spinaqi
– Djathi zviceran. Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë