Theresa May: Nëse shkarkohem BREXIT-i mund të anulohet

Kryeministrja britanike, Theresa May sot do të mund të shkarkohet pasi do të përballet me një mocion votëbesimi nё parlamentin Britanez, raporton Kabllogrami

E në lidhje me këtë, May sot para mediave paralajmëroi se BREXIT mund të ‘anulohet’ nëse ajo rrëzohet nga qeverisja, raporton The Independent, transmeton Kabllogrami.

“U bëjë thirje deputetëve të partisë time që të mos e lejojnë këtë mosbesim. Një udhëheqës i ri do të detyrohet të vonojë implemtimin e marrëveshjes ose do ta anulojë BREXIT-in dhe për këtë nuk do të kenë kohë për të negociuar një marrëveshje të re”, tha May.

Ndёrkohё, kryeministrja britanike, Theresa May, dje qёndroi në Berlin që të kërkojë ndihmë nga kancelarja gjermane Angela Merkel rreth Brexitit, transmeton Kabllogrami

Votimi rreth Brexitit në parlamentin britanik, të cilin May e shtyu duke qenë e bindur se do të humbiste në mungesë numrash, korespondon me ardhjen nё Berlin.

Ky votim në parlamentin britanik tashmë është caktuar për 21 dhjetor ka konfirmuar zëdhënësi i saj.

Ajo ka thënë se i duhen garanci shtesë rreth kufirit me Irlandën Veriore, derisa kryetari i Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja nuk e ka ndërmend që të negociojë sërish marrëveshjen për Brexitin, ndonëse ka hapësirë sipas tij, për bisedime shtesë. E në anën tjetër, ligjvënësit e opozitës në Britani kanë kërkuar që sërish populli të votojë rreth Brexitit. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë