Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së republikës së Kosovës, derisa edhe kësaj rradhe ka nderuar qytetarët e Kosovës duke uruar përmes një video postimi në gjuhën shqipe, raporton Kabllogrami.
“Sot, para 11 vitesh, Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisaar-it. Kosova u lind si Republikë shumë-kombëshe, demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë në urimin e tij Ruairi O’Connell.
Më tej, ai ka thënë se Britania e Madhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën si gjithnjë.
“Ju uroj çdo kosovari këtë ditë, Pavarësinë e Kosovës, dhe mirëpresim edhe 111 vite miqësi mes Britanisë e Kosovës”, ka thënë tutje O’Connelli. /©Kabllogrami/