Ushtarë të shumtë amerikanë arrijnë në Gjermani

Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani, prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit të shpejtë, që synon rritjen e pranisë së NATO-s në Evropën Lindore në rast të një agresioni rus ose të emergjencave të tjera.

Zyrtarët e Pentagonit thotë se 350 ushtarë të Divizionit të Parë të Blinduar arritën në Berlin të martën, si pjesë e një grupi prej 1,500 vetash që do të arrijnë këtë javë.

Ata do të shkojnë në Poloni, ku do të pajisen me tanke dhe mjete të tjera të rënda, që po sillen nga një objekt në Holandë, transmeton VOA.

Trupat amerikane do të zhvillojnë manovra të përbashkëta me forcat polake.

Ideja e strategjisë së “dislokimit dinamik të forcave” është që “forcat e gatshme për luftim” të sillen në Europë me shpejtësi, kur kjo të jetë e nevojshme.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania dhe Britania kanë tashmë njësi me përmasa batalioni në Poloni, Letoni, Lituani dhe Estoni. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë