Tsipras mezi kalon mocionin e votëbesimit në parlamentin grek

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, e kaloi sot, të mërkurën në mbrëmbje mocionin e votëbesimit, duke ia hapur rrugën Parlamentit që ta procedojë ratifikimin e marrëveshjes të cilën ai e mbërriti me Maqedoninë në fund të vitin e shkuar për t’i dhënë fund përplasjes së kamotshme rreth emrit.

Ai vetëm për një votë më shumë arriti të mbijetojë si kryeministër në pushtet, pa pasur nevojë që aktualisht të shpallen zgjedhje të reja parlamentare në Greqi, pasi mori mbështetjen e 151 deputetëve nga 300.

Pasi që ai e siguroi shumicën e nevojshme për vazhdimin e qeverisjes, Tsipras tha se do ta nxjerrë të ashtuquajturën marrëveshje të Prespës për votim në Parlament deri në fund të këtij muaji.

Tsipras u detyrua t’I nënshtrohet votës së besimit në parlamentin grek, pasi u tërhoq nga koalicioni qeverisës partneri i tij qeverisës, djathtisti Panos Kammenos, në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së Prespës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë