Vuçiq luan lojёn, i thotё tё parit tё OKB-sё se vazhdimi i dialogut pasi Kosova ta heqë taksën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në New York është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe me të ka folur për, siç përcjell n1, “hapat e njëanshëm të Kosovës dhe situatën në rajon”, pёrcjell Kabllogrami

Siç theksohet në kumtesë, transmeton Koha.net, Vuçiq e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm që në kumtesën e vet e “ka shfaqur brengosjen për shkak të vendimit të Kosovës që ta themelojë Ushtrinë dhe ka theksuar se Kosova me hapat e vet po e rrezikon stabilitetin rajonal”.

Vuçiq e ka përsëritur fjalinë e vet se”Serbia edhe më tej përpiqet për vazhdimin e dialogut por , siç ka thënë ai “ pasi Kosova t’i tërheqë vendimet joracionale”.

Në kumtesë theksohet se Vuçiqi ka thënë se Serbia i jep rëndësi të veçantë punës së UNMIK-ut në Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë