Kosova i nis kualifikimet për botërorin në futsall me humbje

Kosova ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë paraeliminatore kualifikuese për Botërorin në futsall. Në Minsk të Bjellorusisë përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat prej 5 me 0 nga ekipi nikoqir.

Kujtojmë se Përfaqësuesja e Kosovës në futsall garon në Grupin B të raundit paraeliminator, ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia, Norvegjia e Andorra.

Të enjten Kosova luan ndaj Norvegjisë, kurse të shtunën me Andorrën, transmeton Koha.net.

Kosova duhet të zërë vendin e parë apo të dytë për të kaluar në raundin kryesor kualifikues të botërorit që në vitin 2020 mbahet në Lituani.

Në të njëjtin grup Norvegjia ka mposhtur Andorrën me rezultat prej 5:3.

Pas ndeshjeve të para të këtij grupi tabela është kjo:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë