A po pajtohen mё nё fund: Ushtarët e Koresë sё Veriut dhe Jugut në kufi shtrëngojnë duart miqёsisht

Ushtarët e Koresë së Veriut dhe ata të Jugut, për herë të parë kanë kaluar vijën kufitare që ndanë këto dy vende që nga lufta që kishte shpërthyer në vitin 1953. Ata kanë vëzhguar nga afër shembjen e punkteve në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve.

Janë publikuar edhe fotografitë, ku shihen ushtarët e dy vendeve duke ia shtrënguar njëri-tjetrit dorën para se të kalonin vijën kufitare. E gjithë kjo ngjarje e madhe është iniciativë për normalizimin e marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, transmeton Telegrafi.

Lufta koreane (1950-1953) kishte ndarë vendin dhe ishte bёrё një marrëveshje që kurrë nuk është nënshkruar. Në anën tjetër presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, janë pajtuar që t’i largojnë disa postblloqe përgjatë vijës kufitare.

Dy liderët kishin zhvilluar një takim historik në prill të këtij viti, që më pas pasoi me bisedime mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, pёrcjell Telegrafi. Ndërsa ushtarët e Koresë së Jugut kanë vizituar gjatë të enjtes vendet ku janë larguar postblloqet në Korenë e Veriut, dhe të njëjtën gjë e kanë bërë edhe ushtarët e Koresë se Veriut në Jug.

“Kjo është hera e parë që nga ndarja e vendit kur ushtarët e Koresë së Veriut dhe Jugut kalojnë në mënyrë paqësore vijën ushtarake të demarkacionit”, thuhet në komunikatën e Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve.

Muajin e kaluar, treni i Koresë së Jugut për herë të parë pas shumë dekadave ka mbërritur në Korenë e Veriut. Fjala është për marrëveshjen që Seuli synon ta ndihmojë Pyonyangun të modernizojë hekurudhat. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë