Gjermania stimulon punësimin e të huajve

Qeveria gjermane kërkon të mbështesë integrimin më të shpejtë të emigrantëve në tregun gjerman të punës. Agjencia Federale e Punës dhe e ngarkuara për Integrimin, Widmann-Mauz nënshkruan një marrëveshje lidhur me kërë çështje, përcjell Kabllogrami.

Integrim përmes punës. Qeveria gjermane kërkon të çojë përpara punësimin e emigrantëve në Gjermani.

Të hënën (dje) e ngarkuara e qeverisë gjermane për Integrimin, Annete Widmann-Mauz (CDU) nënshkroi bashkë me Agjencinë Federale të Punës një marrëveshje bashkëpunimi në Berlin.

Me këtë marrëveshje synojmë të “çojmë përpara me intensitet e të bashkuar integrimin përmes punës”, tha politikanja gjermane.

Sipas saj një bashkëpunim që synohet të jetë i vazhdueshëm do të synojë të përmirësojë shanset e migrantëve në tregun e punës dhe të reduktojë rreziqet e diskriminimit. Mbështetje do të ofrohet sidomos në momentin e kalimit nga shkolla në jetën e punës.

“Puna është çelës i integrimit dhe ndihmon që të zësh vend në shoqëri”, tha Widmann-Mauz.

Ndërsa kreu i Agjencisë Federale të Punës, Scheele theksoi, se suksesi ekonomik i Gjermanisë varet edhe nëse “ia dalim të përdorim si duhet të gjithë potencialin e fuqisë punëtore në vend nga të ardhurit e huaj dhe ata që do të vijnë në të ardhmen”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë