Zvicra sërish shteti më i mirë në botë, cilat vende e pasojnë?

Për herë të tretë me radhë, Zvicra konsiderohet si shteti më i mirë në botë. Zvicra mban pozicionin e saj të përgjithshëm në vendin e parë, sipas një raporti mbarëbotëror të më shumë se 20 mijë njerëzve, shkruajnë mediat zvicerane.

Për vitin 2019, Japonia tashmë ndodhet në vendin e dytë, derisa pasohet nga Kanadaja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar që janë në pesë vendet e para.

Më pas në renditje janë Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia dhe Franca.

Kjo renditje është bërë nga shërbimi dixhital i lajmeve “US News & World Report”, kompania e marketingut Y & R dhe Shkolla Wharton, një shkollë biznesi në Universitetin e Pensilvanisë, përcjell albinfo.ch.

Zvicra shihet si e shkëlqyer në shumë fusha në Raportin e Vendeve më të Mira, si biznesi, duke siguruar një cilësi të lartë të jetës dhe duke qenë një lider në inovacionin.

Të anketuarit në studimin e konsiderojnë Zvicrën vendin më të mirë në aspektin e stabilitetit ekonomik.

Me një histori neutraliteti që shtrihet nëpër shekuj, vendi ka katër gjuhë zyrtare, duke pasqyruar udhëkryqin e saj gjeografik. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë