Akuza nga Kina për SHBA-në: Po na bllokon zhvillimin teknologjik

Qeveria e Kinës sot akuzoi SHBA-në se po përpiqet të bllokojnë zhvillimin e saj industrial duke pohuar se pajisja kineze e rrjetit celular paraqet një kërcënim për sigurinë kibernetike ndaj vendeve që nxjerrin sisteme të reja interneti.

SHBA argumenton se Pekini mund të përdorë kompanitë kineze të teknologjisë për të mbledhur informata për vendet e huaja. Administrata Trump ka vënë presion mbi aleatët për të shmangur rrjetet e ofruara nga Huawei, duke kërcënuar qasjen e kompanisë në tregjet për gjeneratën e ardhshme të pajisjeve wireless.

Kompania kineze mohoi akuzat se ajo lehtëson spiunimin kinez dhe tha se do të refuzojë çdo kërkesë të qeverisë për të zbuluar informacionin konfidencial për klientët e huaj, transmeton KosovaPress.

Qeveria e SHBA po përpiqet të “krijojë një justifikim për të shtypur zhvillimin e ligjshëm” të ndërmarrjeve kineze, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Geng Shuang.

Ai akuzoi SHBA-në se po përdorë “mjete politike” për të ndërhyrë në veprimtarinë ekonomike, “që është një ngacmim imoral dhe i padrejtë”.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, duke folur këtë fundjavë në Gjermani, u kërkoi aleatëve evropianë të marrin seriozisht “kërcënimin” që ai tha se ishte paraqitur nga Huawei ndërsa ata kërkonin partnerë për të ndërtuar rrjetet e reja celulare 5G.

Zyrtarët evropianë, duke përfshirë zëvendëspresidentin e Bashkimit Evropian, kanë shprehur shqetësimin rreth rregullave kineze të lëshuara vitin e kaluar që kërkojnë nga kompanitë të bashkëpunojnë me agjencitë e inteligjencës.

Megjithatë, asnjë vend në Evropë, nuk është shprehur kundër përdorimit të teknologjisë Huawei në mënyrën që SHBA ka kërkuar. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë