Man Utd mposht Chelsean dhe kualifikohet në 1/4 të Kupës FA

Manchester Unitedi e ka fituar si mysafir në derbin në Stamford Bridge kundër Chelseat me rezultat 0:2, dhe në këtë mënyrë e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të FA Cup, raporton Kabllogrami.

Pedro dhe Eden Hazard i patën shanset e tyre në minutat e para për skuadrën nikoqire, ndërsa pas rrezikimit nga Ander Herrera, një tjetër mundësi në anën tjetër e pati Gonzalo Higuain.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 31-të. Paul Pogba dërgoi një harkim shumë të mirë në zonë, ndërsa Ander Herrera shënoi me kokë.

Para përfundimit të pjesës së parë (45′), Marcus Rashford harkoi në zonë, ndërsa Paul Pogba e mposhti nga afërsia me kokë portierin Kepa Arrizabalaga.

Pedro sërish pari një rast në pjesën e dytë, ndërsa një mundësi shumë të mirë e krijoi edhe Eden Hazard, por goditi mbi portë.

Derisa minutat po kalonin, vendasit nuk po arrinin të krijonin raste për ta ndëshkuar portierin Romero. Ashtu që u përshëndetën nga Kupa FA.

Është kjo një tjetër goditje për skuadrën e Maurizio Sarrit, e cila pësoi humbje të thellë 6:0 në Premier Ligën angleze nga ekipi tjetër nga qyteti i Mançesterit, Manchester City.

Ndërsa për të zgjedhurit e Ole Gunnar Solskjaer, ky ishte një rikthim te fitorja pas humbjes së parë që e pësuan nën drejtimin e tij në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint-Germaini.

Wolverhampton Wanderers, Millwall, Crystal Palace, Manchester City, Swansea City, Watford dhe Brighton & Hove Albion – janë çerekfinalistët tjerë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë