Ambasadori Kosnett rikonfirmon afrinё mes SHBA-sё e Kosovёs

S’mund t’i gjesh dy vende më mike se SHBA-ja e Kosova, ka thёnё Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett pas marrjes së detyrës së re, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe vendit qё e pёrfaqёson për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, raporton Kabllogrami

Ai pas njё takimi me kreun e Qeverisё, Ramush Haradinaj, ka thёnё se nuk mund të gjesh dy vende sikurse janë SHBA dhe Kosova që kanë një shoqëri kaq të mirë.

“Nuk mund t’i gjesh dy vende si SHBA-ja dhe Kosova që kanë një shoqëri kaq të mirë. Jemi në një moment historik ku njerëzit marrin vendime dhe vendimet e tyre do të kujtohet gjatë. Mezi pres të bashkëpunoj me Institucionet e Kosovës”, ka thënë diplomati amerikan.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se ka përgëzuar ambasadorin e ri amerikan për marrjen e detyrës së re. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë