Ambasadorja britanike në OKB: Serbia, asnjë keqardhje apo pranim të fajësisë për krimet e luftës në Kosovë

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Karen Pierce ka theksuar suksesin që është arritur në Kosovë, ndërsa ka pohuar se nuk duhet të ketë takime kaq të shpeshta të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Këtë ajo e ka arsyetuar me stabilitetin dhe të arriturat në Kosovë, “pasi Kosova nuk është më ne konflikt, nuk është një vend në krizë akute”.

Ajo kujtoi se njeh mirë zhvillimet në Ballkan, e tregoi se ka qenë në Kosovë dhe në Veri, ku tha se janë të koncentruar komuniteti serb.

“Ka tensione ende në komunitete dhe komunitetet nuk e kanë trajtuar gjithmonë njëri tjetrin me miqësi e respekt. Por më vjen keq që dëgjova sot nga njëri prej folësve që do të thotë në mosnjohjen e ngjarjeve që na çuan neve te Rezoluta 1244, praninë e UNMIK-ut në Kosovë. Asnjë keqardhje, asnjë pranim të fajësisë dhe krimeve të luftës që janë bërë në terren dhe krimet që janë përcaktuar dhe përkufizuar nga Tribunali ndërkombëtar që u themelua nga ky Këshill”, tha ajo.

“Apeloj të udhëheqësit politikë në Prishtinë dhe Beograd që të shfrytëzoni mundësinë që ofron dialogu i BE-së, këtë bëjeni për hir të popujve tuaj, historisë dhe për hir të fqinjësisë suaj. Kërkoj nga të dyja palët që të ndaloni provokimet që mos rrisni tensionet”, ka thënë Pierce.

Ambasadorja ka përsëritur se është e drejtë e Kosovës i një shtet i pavarur dhe sovran që të krijojë forcat e saj të sigurisë.

Pierce ka folur edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë si të drejtë të shtetit sovran. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë