Pacolli komenton paraqitjen e kriminelit Daçiq /Sllobës së vogël/ pa u skuqur në OKB

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj gënjeshtrave e përallave të homologut të tij serb, Ivica Daçiq, në Këshillin e Sigurimit.

“Përgjatë viteve e dekadave kemi parë debatin global në lidhje me demokratizimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara. Sidoqoftë, kur shoh ish zëdhënësin të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, sot ministër në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq, të flasë gjerë e gjatë dhe pa u skuqur para diplomatëve të respektuar të vendeve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shtroj dilemën, se a përfshinë demokratizimi i instancave globale, edhe krijimin e hapësirës për figura me sfond kriminal e shovenist, sikurse është Daçiq”, ka thënë .

Pra si ka mundësi, shtron pyetjen Pacolli, “që në një dhomë diplomatike, të flasin përfaqësues të një regjimi kriminal, të një shteti përgjegjës për disa luftëra në Ballkan, para përfaqësuesve të vendeve që mundësuan paqe e stabilitet, dhe me të drejtë përkrahen pavarësinë tonë”.

“A është kjo demokraci apo defekt i këtij sistemi universal!?”, ka thënë ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë