Apostolova takon ‘Listёn Serbe’ tё ngujuar nё Kuvend qё presin takim me Hahnin

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Prishtinë Natalya Apostolova, ka takuar deputetët e Listës Serbe, të cilët që nga dje po qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës, me kërkesën që ata ta takojnë komisionerin Johannes Hahn, shkruan Kabllogrami

Pas këtij takimi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se ata do të vazhdojnë të mbeten në Kuvendin e Kosovës përderisa ta takojnë komisionerin Johannes Hahn.

Ndërkaq, duke folur për mundësinë që Hahn të mos i takojë ata, Simiq ka ironizuar se si është e mundur që vetëm dy kate më poshtë të mund të takojë Thaçin e Veselin, e nuk mund të takojë deputetët e Listës Serbe.

Simiq ka thënë se ende është herët të thuhet se ata do ta takojnë ose jo – komisionerin Johannes Hahn. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë