BE porosit Londrën: Marrëveshja e Brexit nuk modifikohet

Në një letër për qeverinë britanike, krerët e Bashkimit Europian theksuan sot se marrëveshja e daljes, e nënshkruar me Londrën, nuk mund të modifikohet, ndonëse kanë garantuar se kërkojnë të evitojnë hyrjen në fuqi të një ligji të përfolur në lidhje me kufirin irlandez, transmeton ATSH shkrimin e AFP-së.

“Sikurse e dini, nuk jemi në pozicionin për të pranuar çdo gjë që modifikon apo është në kundërshtim me marrëveshjen e daljes”, thuhet në këtë letër të nënshkruar nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe të publikuar nga qeveria britanike një ditë para votimit të deputetëve të parlamentit britanik mbi këtë marrëveshje. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë