Mozzik i këndon nënës /Video/

Mozzik ka publikuar këngën e re dedikuar nënës së tij. “NANA” titullohet kënga e cila është e shoqëruar edhe me videoklip, bën të ditur Kabllogrami

Pasi e publikoi projektin Mozzik ne instagram shkroi “E mbyllim këtë vit me një këngë duke i shprehur emocionet reale që mendoj se secili varg dhe fjalë ka peshën e vet. Nënë, kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Është e vetmja fjalë që shkruhet NËNË, e lexohet dashuri”, ka thënë Mozzik.

Kjo këngë e re është produksion i “Li & Macloud”.

Vetë reperi është kujdesur për tekstin. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë