Bërnabiq kërcënon ashpёr: Mund ta përdorim Ushtrinë kundёr formimit të Ushtrisë së Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi sot me rastin e shpalljes së formimit të Ushtrisë së Kosovës se shpreson që Serbia nuk do të përdorë ushtrinë e saj dhe shtoi se kjo është një nga opsionet e saj.

“Unë shpresoj se kurrë nuk do të duhet të përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shikojmë spastrime të reja etnike dhe stuhi të reja, megjithëse Edi Rama u bën thirrje atyre”, tha Bërnabiq për gazetarët në Qeverinë e Serbisë, transmeton KosovaPress.

Ajo tha se të gjithë krerët evropianë do të pyesin se çfarë do të bënin nëse do të ishin në vendin e saj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë