Botërori i Hendbollit në Spanjë: Kosova shkruan historinë duke fituar pikën e parë me barazim             

Ekipi përfaqësues i Kosovës në Hendboll – U21, ka shkruar historinë duke u bërë skuadra e parë e Kosovës që fiton pikë në Kampionatin Botëror të Hendbollit. Kjo ka ndodhur këtë të hënë në Spanjë ku po mbahet botërori.

Kosova ka barazuar 29:29 me Bahrejnin në një ndeshje plot emocione mes vendit të fundit dhe parafindit (të pestë dhe atij të gjashtë) në Grupin C të Kampionatit Botëror të Hendbollit 2019.

Rinor Avdulli ishte heroi i pikës së parë të Kosovës të fituar në një kampionat botëror duke i shënuar dy golat e barazimit në fund të takimit 60-minutësh.

Bahrejni po udhëhiqte (29:27) në 90 sekondat e fundit të takimit, por Avdulli ishte shpëtimtari i Kosovës edhe pse skuadra e tij po luante me një lojtar më pak në ato momente.

Kapiteni i Kosovës, Jon Muqolli, ka thënë se kombëtarja verdhekaltër luajti mirë dhe ndihem mrekullueshëm për pikën e parë të fituar në këtë kampionat.

“Është një ndjesi e mrekullueshme. Ne luajtëm mirë dhe e dhamë më të mirën nga vetja. Ne po humbnim deri në minutën e fundit por barazuam dhe kjo është mirë. Kemi mundur të fitonim, por i bëmë disa gabime në sulm dhe në mbrojtje. Jemi të pikëlluar, megjithatë, sepse i kemi humbur ndeshjet e kaluara dhe kjo nuk është në rregull”, tha Muqolli, përcjell Gazeta Express.

Kosova e mbylli fazën preliminare pa fitore dhe tani do ta ketë një ditë pushim para se ta nisë rundin për plasman në njërën prej pozitave nga 17 deri 24. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë