Ç’ёshtё “Black Friday” dhe si e mori këtë emër?

“E premtja e zezё” apo nё gjuhёn angleze “Black Friday”, njihet si dita e parë pas ditës sё falenderimeve qё festohet nё SHBA si festё kombёtare. Ёshtё e pёrvitshme dhe i bie zakonisht tё jetё e premtja e fundit e muajit nёntor. Nё kёtё ditё kompanitё tregtare dhe prodhuese i ulin çmimet e produkteve tё tyre nё maksimum. Tashmё ёshtё e shtrirё si fenomen i uljes sё çmimeve, pothuaj nё tёrё botёn. Emrin e ka marrё si pasojë e aksidenteve tragjike që u shkaktuan nё kёtё ditё nga trafiku dhe dhuna, pёr shkak tё ngutjes sё njerёzёve pёr tё blerё produktet me çmime tё ulёta, bёn tё ditur Kabllogrami

Departamenti i policisë së Filadelfias i vendosi këtë emërtim për të përshkruar kaosin e krijuar. Emri për herë të parë është regjistruar zyrtarisht në 1966 nga Earl Apfelbaum, por nuk është emër përkëdhelie për ta. E premtja e zezë hap sezonin e blerjeve për festën e krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri.  Zakonisht shkakton trafik si makinash, por edhe njerëzish dhe shpesh herë shkakton një rritje të krimeve si dhunë apo vjedhje.

Ka ditё tjera qё etiketohen me mbiemrin ‘e zezё’. E hëna e zezë ndodhi në 19 tetor 1987 kur bursa pësoi një rënie për 22%. Derisa e mërkura e zezë mori kёtё emёr më 22 tetor tё vitit 1929, dita që shënoi nisjen e Depresionit të madh. Që u ndoq nga e marta e zezë ku pavarësisht tentativave të investitorëve, bursa ra me 11%, shkruan koha.net.

Pronarёt e dyqaneve donin që ky emër të lidhej edhe në diçka pozitive, prandaj e përcaktuan tё premten si ditën ku shërbimet dhe produktet që ofronin, do t’u ofroheshin konsumatorёve me çmime fare të lira ku uljet arrinin deri në 70%./©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë