SHBA: A do të aktivizohet Amendamenti 25 për shkarkimin e Trumpit

Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësi është zotuar se do t’i shkojë deri në fund pretendimeve se në vitin 2017 janë zhvilluar diskutime lidhur me shkarkimin e presidentit Donald Trump nga detyra.

Kjo, pasi ish-shefi i FBI-së, Andrew McCabe, ka thënë se zëvendësprokurori i përgjithshëm Rod Rosenstein, diskutoi numrat e nevojshëm për të zbatuar Amendamentin e 25-të.

Ky amendament parasheh shkarkimin e presidentit nëse konsiderohet i papërshtatshëm. McCabe tha se FBI-ja kishte arsye për të hetuar lidhjet e presidentit me Rusinë, bazuar në veprimet e republikanit.

Sipas tij, Trumpi tha se presidenti rus i kishte thënë atij se Koreja e Veriut nuk kishte aftësinë për të goditur SHBA-në me raketa, duke zgjedhur t’i besojë Putinit, në vend të inteligjencës amerikane. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë