Organet e policisë që nga momenti kur ka ndodhur vrasja kanë bastisur gjashtë lokacione për të lokalizuar/arrestuar të dyshuarin, dhe si duket ky intensitet i lartë i veprimeve policore duke ngushtuar rrethin për dorasin e mundshëm, ka bërë që sot në mëngjes i dyshuari kryesor për këtë rast, B. Sh mashkull 26 vjeç, të vetë-dorëzohet në stacion policor.
“I njëjti ka dorëzuar edhe një armë zjarri /revole/ e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, bën me dije Policia e Kosovës.
Po ashtu nga ana e policisë është konfiskuar për ekzaminim edhe një veturë e tipit CITROEN.
Aktualisht hetuesit policorë po kryejnë proceduarat e nevojshme policore, ndërkohë që personit të dyshuar i cili po i nënshtrohet procedurave të intervistimit , nga ana e prokurorit i është shqiptuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë. /©Kabllogrami/