Ndodh edhe kjo: Një baba në Kroaci hedh nga ballkoni 4 fëmijët e tij

Mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Zarës në Kroaci njoftuan mbi gjendjen e 4 fëmijëve të cilët babai i tyre, sot rreth orës 7 të mëngjesit i hodhi nga ballkoni i shtëpisë së tyre, nga një lartësi prej 6 metrash.

Sipas mjekëve vajza 7-vjeçare është në gjendje kritike ndërsa dy vajzat tjera dhe djali janë në gjendje të qëndrueshme.

Sot në mëngjes në repartin e trajtimit intensiv të spitalit të Zarës me lëndime serioze u pranuan tri vajza të moshës 5, 7 dhe 8 vjeçare dhe një djalë 3 vjeçar.

Vajza 7-vjeçare ka pësuar më së keqi, ka disa lëndime në kokë dhe krahëror dhe është vendosur në ventilim mekanik ndërsa gjendja e saj vazhdon të mos jetë e qëndrueshme, përcjell koha.net.

Nëna e 4 fëmijëve ka ardhur në spitalin e Zarës e shoqëruar nga shërbimi social për të parë gjendjen e fëmijëve ndërsa babai është marrë në pyetje për të konstatuar rrethanat e krimit, njoftoi policia e Zarës.

Ministrja e Demografisë, Familjes, Rinisë dhe Çështjeve Sociale, Nada Murganiç njoftoi se sot do të shkojë në ishullin Pag, lokalitet turistik afër qytetit të Zarës, personalisht për të mësuar nga afër rreth rastit.

Ajo konfirmoi se kjo është një familje që u shpërngul nga Viroviticë në ishullin Pag, ndërkaq sot rastin e komentoi edhe kryeministri Andrej Plenkoviç, duke thënë se ky ishte një akt monstruoz i paparë ndonjëherë/AA /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë