Ndezet Superliga: Nga ky sezon Kosova me një ekip më shumë në garat evropiane

Sistemi i ri i UEFA-s i mundëson Kosovës një biletë më shumë për në garat evropiane, si dhe Ligji mbi Sponzorizimet e ekipeve sportive, janë dy komponente që i japin zjarr Superligës, ku tashmë janë bërë mbi 100 përforcime nëpër ekipet e elitës së futbollit kosovar.

Dy komponentë të rëndësishëm i janë shtuar Superligës së Kosovës në futboll, për t’i dhënë kështu zjarr garës në edicionin e ri, 2019\2020. Edicioni i ri nis të shtunën kur luhen tri ndeshje të xhiros së parë të Ipko Superligës. Tri ndeshje të tjera janë të dielën.

Për 12 skuadrat e elitës së futbollit kosovar pikët do të jenë me vlerë të arit, që nga xhiroja e parë. Rëndësinë e pikëve e rrisin ndryshimet që janë bërë këtë edicion. Për herë të parë futbolli kosovar do të japë tri skuadra për gara evropiane. Deri më tash në gara evropiane kanë dalë kampioni, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, dhe fituesi i Kupës, në kualifikimet e Ligës së Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Ka pasur raste kur në Evropë ka dalë nënkampioni, si për shembull këtë edicion Prishtina, pasi Feronikeli fitoi titullin dhe Kupën. Kampioni dhe fituesi i Kupës e mbajnë të drejtën e daljes në Evropë, por atyre nga edicioni që nis të shtunën u shtohet edhe nënkampioni. Sipas njoftimeve të FFK-së, nënkampioni do të luajë në kualifikimet e Ligës së Evropës, njëjtë si skuadra fituese e kupës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë