Edhe sot pritje të gjata në Merdare dhe të Dheu i Bardhë

Edhe ditën e sotme /e premte/ bashkatdhetarët po përballen me pritje të gjata në pikë kalimin kufitar me Serbinë, në Merdare. Loja e shtetit gjenocidial serb kundrejt qytetarëve të shtetit të Kosovës apo që e kanë origjinën nga Kosova, vazhdon e vazhdon, vetëm e vetëm për t’ua bërë sa më të vështirë jetën. Assesi të largohen nga mendësia fashiste fqinjët tanë veriorë, por me gjasë s’do të ndalen derisa t’ua kthejmë me njejtën monedhë, shkruan Kabllogrami.

Në orët e mëngjesit në këtë pikë kufitare sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në pesë orë, ndërkaq kolona është e gjatë mbi një kilometër.

Në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në dy orë, në Mutivodë deri një orë e gjysmë, ndërkaq në Jarinjë pritjet janë deri në 50 minuta.

Në vijim mund ta shihni tabelën infografike të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve:

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë