Kthehet moti me diell, derisa fillim korriku do të jetë përvëlues

Në bazë të matjeve të tyre, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius, transmeton Kabllogrami.

Ndërkaq, sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë pikën më të lartë në fillim të korrikut, kur merkuri në termometër pritet të regjistrojë vlera mbi 40 gradë Celsius.

“Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë këtyre dy ditëve, duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40 gradë Celsius. Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë. Te ne temperaturat do të rriten pas 3-4 korrikut”, thotë IHMK-ja. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë